Si të paraqesim një ankim
Formulari i ankimit
Si të shkarkosh formularin e ankimit
Formulari mund të plotësohet në mënyrën e duhur vetëm me programin Adobe Reader 9 versioni më i avancuar, i cili mund të përdoret vetëm me sistemet e operimit Windows dhe Mac OS X. Ju lutemi sigurohuni që programi Adobe Reader të jetë i instaluar në kompjuterin tuaj (shkarkoni formatin që e keni në dispozicion në faqen e internetit www.adobe.com).
1. Ruani një kopje të formularit
- Klikoni me të djathtën në linkun ose ikonën e mësipërme
- Zgjidhni opsionin “Ruani dokumentin si”, “Ruani adresën si” or “Shkarkoni dokumentin si”
- Ruani formularin e ankimit në kompjuterin tuaj në një vend të caktuar
2. Plotësoni formularin
- Hapni kopjen që keni ruajtur të formularit të ankimit me programin Adobe Reader
- Plotësoni formularin e ankimit dhe ruajeni atë
- Pasi t’a keni plotësuar formularin e ankimit, ju duhet t’a printoni, t’a firmosni dhe t’a dërgoni formularin e ankimit në adresën e Gjykatës me anë të postës
Dërgimi i ankesave
Ankesat në Gjykatë duhet të dërgohen me anë të postës në adresën e mëposhtme:
The Registrar
European Court of Human Rights
Council of Europe
67075 Strasbourg cedex
FRANCE
Luteni të vini re që ankesat e dërguara me faks nuk ndërpresin ecjen e afatit kohor kater muaj.
Si të plotësosh formularin e ankimit
Nëse dosja juaj nuk është e plotë Gjykata nuk do t’a shqyrtojë atë, prandaj është shumë e rëndësishme që ju të plotësoni në mënyrë të kujdesshme çdo pjesë të formularit të ankimit.
Ankimet në grup
Kur ka më shumë se 10 ankues, përfaqësuesi duhet të dorëzojë, përveç formularëve të ankimit dhe dokumenteve, edhe një tabelë e cila përcakton detajet e identifikimit të secilit ankues.
Prokurë
Si të shkarkoni prokurën
Formulari mund të plotësohet në mënyrën e duhur vetëm me programin Adobe Reader 9 versioni më i avancuar, i cili mund të përdoret vetëm me sistemet e operimit Windows dhe Mac OS X. Ju lutemi sigurohuni që programi Adobe Reader të jetë i instaluar në kompjuterin tuaj (shkarkoni formatin që e keni në dispozicion në faqen e internetit www.adobe.com).
1. Ruani një kopje të formularit
- Klikoni me të djathtën në linkun ose ikonën e mësipërme
- Zgjidhni opsionin “Ruani dokumentin si”, “Ruani adresën si” or “Shkarkoni dokumentin si”
- Ruani formularin e ankimit në kompjuterin tuaj në një vend të caktuar
2. Plotësoni formularin
- Hapni kopjen që keni ruajtur të formularit të ankimit me programin Adobe Reader
- Plotësoni formularin e ankimit dhe ruajeni atë
- Pasi t’a keni plotësuar formularin e ankimit, ju duhet t’a printoni, t’a firmosni dhe t’a dërgoni formularin e ankimit në adresën e Gjykatës me anë të postës
Kur t’a përdorni prokurën
Kjo prokurë duhet të përdoret vetëm në rastin kur ankuesi nuk kishte një përfaqësues në kohën e plotësimit të formularit të ankimit ose në rastin kur ankuesi dëshiron të ndryshojë përfaqësuesin të cilin kishte emëruar në formularin e ankimit të paraqitur paraprakisht në Gjykatë.