Informacion për ankuesit
Procedura përpara GJEDNJ

Në varësi të çështjes, ankimet i caktohen njërit prej formacioneve gjyqësore të Gjykatës, përkatësisht:
- një gjyqtari të vetëm
- një komiteti
- ose një dhome
Faza proceduriale Online
Motori i kërkimit Faza Proceduriale (SOP) u mundëson të gjithë personave të marrin informacion për fazën aktuale proceduriale të një kërkese.
Links të nevojshëm
Procedura pas komunikimit

Njoftimi është bërja me dijeni e çështjes Qeverisë mbrojtëse.
Procedura e mëtejshme mund të zhvillohet në dy faza të njëpasnjëshme. Gjatë fazës jokontradiktore, palët ftohen të hulumtojnë mundësinë e një zgjidhjeje me pajtim, brenda një periudhe prej dymbëdhjetë javësh. Nëse kjo fazë e parë dështon, ajo pasohet nga faza kontradiktore në të cilën palët shkëmbejnë vëzhgimet e tyre.
Procedura pas njoftimit të një çështjeje - faza jokontradiktore
Procedura pas njoftimit të një çështjeje - faza kontradiktore
Procedura gjithashtu mund të kryhet në një fazë të vetme, kur nuk është e përshtatshme ndarja e saj. Në këtë rast, mundësia për të arritur një zgjidhje me pajtim dhe shkëmbimi i vëzhgimeve do të trajtohen njëkohësisht.
Procedura pas njoftimit të një çështjeje - në një fazë të vetme
Video mbi procedurën e fazës jokontradiktore
eComms - Komunikimi me Gjykatën
eComms është një mjet që u mundëson përfaqësuesve të ankuesve të komunikojnë me Gjykatën me mjete elektronike. Kjo metodë e dërgimit dhe pranimit të dokumenteve në mënyrë elektronike mund të bëhet me iniciativën e Gjykatës vetëm në fazën procedurale të komunikimit, kur ankimi i është njoftuar Qeverisë së paditur.