Apply to the Court

Responsive Image

Information for applicants in other languages


All information concerning applying to the Court is available in multiple languages. Please click and select a language in the drop-down list.

Responsive Image

Information for applicants in other languages


All information concerning applying to the Court is available in multiple languages. Please click and select a language in the drop-down list.

Information in Albanian

Responsive Image

Si të përgatisni një ankesë të vlefshme


Në qoftë se ju vendosni t’i drejtoheni Gjykatës, luteni të siguroheni që ankesa juaj të jetë në përputhje me nenin 47 të Rregullores së Gjykatës, i cili përcakton informacionin dhe dokumentet që duhet të dërgohen.

Nëse mungon ndonjë informacion ose dokument sikurse kërkohet nga neni 47 §§ 1 dhe 2, ankesat tuaja nuk do të shqyrtohen nga Gjykata. Si pasojë, është e domosdoshme që të plotësohen të gjitha rubrikat e formularit të ankimit.

 Neni 47 

 Fillimi i procedurave (Version anglisht)

Edhe pse një ankesë e cila është paraqitur siç duhet do të shqyrtohet nga Gjykata, kjo nuk do të thotë se ankesa do të deklarohet e pranueshme.

Mbrojtja e të Dhënave (vetëm në anglisht)

Responsive Image

Si t’i drejtoheni Gjykatës?


Formulari i ankimit duhet të shkarkohet, të plotësohet, të printohet dhe të dërgohet me postë në Gjykatë së bashku me dokumentet e nevojshme. Asnjë formë tjetër formular ankimi nuk duhet të përdoret.

Dokumentet e tjera të listuara më poshtë duhet të konsultohen për t’ju ndihmuar që formulari i ankimit të plotësohet sic duhet.

Responsive Image


Responsive Image

Si të shkarkosh formularin e ankimit


Formulari i ankimit

Formulari i ankimit Formulari mund të plotësohet në mënyrën e duhur vetëm me programin Adobe Reader 9 versioni më i avancuar, i cili mund të përdoret vetëm me sistemet e operimit Windows dhe Mac OS X. Ju lutemi sigurohuni që programi Adobe Reader të jetë i instaluar në kompjuterin tuaj (shkarkoni formatin që e keni në dispozicion në faqen e internetit www.adobe.com).

1. Ruani një kopje të formularit

  • Klikoni me të djathtën në linkun ose ikonën e mësipërme
  • Zgjidhni opsionin “Ruani dokumentin si”, “Ruani adresën si” or “Shkarkoni dokumentin si”
  • Ruani formularin e ankimit në kompjuterin tuaj në një vend të caktuar

2. Plotësoni formularin

  • Hapni kopjen që keni ruajtur të formularit të ankimit me programin Adobe Reader
  • Plotësoni formularin e ankimit dhe ruajeni atë
  • Pasi t’a keni plotësuar formularin e ankimit, ju duhet t’a printoni, t’a firmosni dhe t’a dërgoni formularin e ankimit në adresën e Gjykatës me anë të postës

Responsive Image

Ankimet në grup


Kur ka më shumë se 10 ankues, përfaqësuesi duhet të dorëzojë, përveç formularëve të ankimit dhe dokumenteve, edhe një tabelë e cila përcakton detajet e identifikimit të secilit ankues.

 Shtojcë për një numër të madh ankuesish

Responsive Image

Si të shkarkoni prokurën


Prokurë

Formulari mund të plotësohet në mënyrën e duhur vetëm me programin Adobe Reader 9 versioni më i avancuar, i cili mund të përdoret vetëm me sistemet e operimit Windows dhe Mac OS X. Ju lutemi sigurohuni që programi Adobe Reader të jetë i instaluar në kompjuterin tuaj (shkarkoni formatin që e keni në dispozicion në faqen e internetit www.adobe.com).

1. Ruani një kopje të formularit

  • Klikoni me të djathtën në linkun ose ikonën e mësipërme
  • Zgjidhni opsionin “Ruani dokumentin si”, “Ruani adresën si” or “Shkarkoni dokumentin si”
  • Ruani formularin e ankimit në kompjuterin tuaj në një vend të caktuar

2. Plotësoni formularin

  • Hapni kopjen që keni ruajtur të formularit të ankimit me programin Adobe Reader
  • Plotësoni formularin e ankimit dhe ruajeni atë
  • Pasi t’a keni plotësuar formularin e ankimit, ju duhet t’a printoni, t’a firmosni dhe t’a dërgoni formularin e ankimit në adresën e Gjykatës me anë të postës
Responsive Image

Si të plotësosh formularin e ankimit


Nëse dosja juaj nuk është e plotë Gjykata nuk do t’a shqyrtojë atë, prandaj është shumë e rëndësishme që ju të plotësoni në mënyrë të kujdesshme çdo pjesë të formularit të ankimit.

 Shënime mbi plotësimin e formularit të ankimit

Responsive Image

Dërgimi i ankesave


Ankesat në Gjykatë duhet të dërgohen me anë të postës në adresën e mëposhtme:

The Registrar
European Court of Human Rights
Council of Europe
67075 Strasbourg cedex
FRANCE

Luteni të vini re që ankesat e dërguara me faks nuk ndërpresin ecjen e afatit kohor kater muaj.

Skema e thjeshtuar e shqyrtimit të një çështje përpara Gjykatës

Procedura para GJEDNJ


Kjo tabelë tregon rrjedhën e ecurisë për një çështje sipas trupit gjyqësor.

 Skema e thjeshtuar e shqyrtimit të një çështje përpara Gjykatës

Në varësi të çështjes, ankimet i caktohen njërit prej formacioneve gjyqësore të Gjykatës, përkatësisht:

  • një gjyqtari të vetëm
  • një komiteti
  • ose një dhome

 Tabela e Kohëzgjatjes së Procesimit të një Çështjeje

 Ankesa ime në Gjykatë

Responsive Image

Procedura pas komunikimit


Njoftimi është bërja me dijeni e çështjes Qeverisë mbrojtëse.

Procedura e mëtejshme mund të zhvillohet në dy faza të njëpasnjëshme. Gjatë fazës jokontradiktore, palët ftohen të hulumtojnë mundësinë e një zgjidhjeje me pajtim, brenda një periudhe prej dymbëdhjetë javësh. Nëse kjo fazë e parë dështon, ajo pasohet nga faza kontradiktore në të cilën palët shkëmbejnë vëzhgimet e tyre.

 Procedura pas njoftimit të një çështjeje - faza jokontradiktore

 Procedura pas njoftimit të një çështjeje - faza kontradiktore

Procedura gjithashtu mund të kryhet në një fazë të vetme, kur nuk është e përshtatshme ndarja e saj. Në këtë rast, mundësia për të arritur një zgjidhje me pajtim dhe shkëmbimi i vëzhgimeve do të trajtohen njëkohësisht.

 Procedura pas njoftimit të një çështjeje - në një fazë të vetme

Responsive Image

Video mbi procedurën e fazës jokontradiktore

Responsive Image

eComms - Komunikimi me Gjykatën

eComms është një mjet që u mundëson përfaqësuesve të ankuesve të komunikojnë me Gjykatën me mjete elektronike. Kjo metodë e dërgimit dhe pranimit të dokumenteve në mënyrë elektronike mund të bëhet me iniciativën e Gjykatës vetëm në fazën procedurale të komunikimit, kur ankimi i është njoftuar Qeverisë së paditur.

Responsive Image

Faza proceduriale Online


Motori i kërkimit Faza Proceduriale (SOP) u mundëson të gjithë personave të marrin informacion për fazën aktuale proceduriale të një kërkese.

Responsive Image


Dokumente të nevojshme


Udhërrëfyes praktik për pranueshmërinë

Udhërrëfyes praktik për pranueshmërinë

Udhërrëfyesi Praktik mbi Kriteret për Pranueshmërinë është krijuar kryesisht për avokatët të cilët dëshirojnë të paraqesin një çështje përpara Gjykatës. Ky udhërrëfyes përshkruan kushtet e pranueshmërisë të cilat duhet të përmbushë një ankesë.

 Udhërrëfyes praktik për pranueshmërinë

Pyetje dhe Përgjigje

Pyetje dhe Përgjigje

“Pyetjet & përgjigjet” përmbajnë informacion për ankuesit e ardhshëm

 Pyetje dhe Përgjigje

Parashtrimi i kërkesës tuaj në GJEDNJ

Parashtrimi i kërkesës tuaj në GJEDNJ

Kjo broshurë, e cili përshkruan faza të ndryshme të procedurës së shqyrtimit të ankesës suaj nga Gjykata, ka për qëllim t’u japë përgjigje pyetjeve kryesore që ngrihen nga ankuesit, sidomos pasi ata kanë dërguar në Gjykatë ankesën e tyre.

 Parashtrimi i kërkesës tuaj në GJEDNJ : Si të parashtroni kërkesën dhe si procedohet me kërkesën tuaj

Video të dobishme


 

Responsive Image

Video mbi paraqitjen e një ankese

Ky videoklip është një shembull për të shpjeguar si të plotësohet formulari i ankimit në mënyrë që të shqyrtohet nga Gjykata. Luteni të kini parasysh që edhe pse kjo video ju tregon mënyrën sesi të depozitohet një formular ankimi në mënyrë korrekte, disa informacione është e nevojshme të përditësohen në përputhje me dokumentet referues më të fundit.

Responsive Image

Kjo video paraqet një bisedë rreth 15 minuta nga një avokat nga regjistri i Gjykatës Evropiane i të Drejtave të Njeriut dhe është regjistruar në sallën kryesore të Gjykatës. Video shpjegon kriteret e pranueshmërisë që duhet të plotësojë çdo kërkesë në mënyrë që të shqyrtohet më tej nga Gjykata, dhe ka për qëllim të informojë kryesisht profesionistët në fushën e së drejtës dhe organizatat e shoqërisë civile.

 

Responsive Image

Film mbi GJEDNJ

Duke synuar një audiencë të gjerë, ky film shpjegon si funksionon Gjykata, përshkruan sfidat me të cilat përballet ajo, dhe tregon fushën e aktivitetit të saj përmes shembujve nga praktika gjyqësore.

  

Responsive Image

  

  

Responsive Image

Masat e përkohshme


Çfarë janë masat e përkohshme?

Kur një ankesë i drejtohet Gjykatës, Gjykata mund t’i kërkojë një Shteti të marrë disa masa të përkohshme, ndërkohë që ajo duhet të vendosë rreth shqyrtimit të çështjes. Zakonisht, Gjykata i drejtohet një Shteti për t’u përmbajtur nga kryerja e ndonjë veprimi, si për shembull moskthimi i individit në vendin e tij të origjinës ku mendohet se ai/ajo do të dënohet me vdekje apo do t’i nënshtrohet torturës.

 Kërkesat për masë të përkohshme (Udhëzim praktik) 

 Prezantim i përgjithshëm 

 Informacion praktik

Gjykata miraton marrjen e masave të përkohshme vetëm në kushte të mirëpërcaktuara, kur ka një rrezik se mund të ndodhin shkelje të rënda të Konventës.

Një pjesë e madhe e kërkesave për masa të përkohshme janë pavend dhe refuzohen.