Si të paraqesim një ankim

Formulari i ankimit

Si të shkarkosh formularin e ankimit

Formulari i ankimit

Formulari mund të plotësohet në mënyrën e duhur vetëm me programin Adobe Reader 9 versioni më i avancuar, i cili mund të përdoret vetëm me sistemet e operimit Windows dhe Mac OS X. Ju lutemi sigurohuni që programi Adobe Reader të jetë i instaluar në kompjuterin tuaj (shkarkoni formatin që e keni në dispozicion në faqen e internetit www.adobe.com).

1. Ruani një kopje të formularit

  • Klikoni me të djathtën në linkun ose ikonën e mësipërme
  • Zgjidhni opsionin “Ruani dokumentin si”, “Ruani adresën si” or “Shkarkoni dokumentin si”
  • Ruani formularin e ankimit në kompjuterin tuaj në një vend të caktuar

2. Plotësoni formularin

  • Hapni kopjen që keni ruajtur të formularit të ankimit me programin Adobe Reader
  • Plotësoni formularin e ankimit dhe ruajeni atë
  • Pasi t’a keni plotësuar formularin e ankimit, ju duhet t’a printoni, t’a firmosni dhe t’a dërgoni formularin e ankimit në adresën e Gjykatës me anë të postës

Dërgimi i ankesave

Ankesat në Gjykatë duhet të dërgohen me anë të postës në adresën e mëposhtme:

The Registrar
European Court of Human Rights
Council of Europe
F-67075 Strasbourg cedex


Luteni të vini re që ankesat e dërguara me faks nuk ndërpresin ecjen e afatit kohor gjashtëmujor.

Si të plotësosh formularin e ankimit

Nëse dosja juaj nuk është e plotë Gjykata nuk do t’a shqyrtojë atë, prandaj është shumë e rëndësishme që ju të plotësoni në mënyrë të kujdesshme çdo pjesë të formularit të ankimit.

Shënime mbi plotësimin e formularit të ankimit

Ankimet në grup

Kur ka më shumë se pesë ankues, përfaqësuesi duhet të dorëzojë, përveç formularëve të ankimit dhe dokumenteve, edhe një tabelë e cila përcakton detajet e identifikimit të secilit ankues.

Shtojcë për një numër të madh ankuesish

Prokurë

Si të shkarkoni prokurën

Prokurë

Formulari mund të plotësohet në mënyrën e duhur vetëm me programin Adobe Reader 9 versioni më i avancuar, i cili mund të përdoret vetëm me sistemet e operimit Windows dhe Mac OS X. Ju lutemi sigurohuni që programi Adobe Reader të jetë i instaluar në kompjuterin tuaj (shkarkoni formatin që e keni në dispozicion në faqen e internetit www.adobe.com).

1. Ruani një kopje të formularit

  • Klikoni me të djathtën në linkun ose ikonën e mësipërme
  • Zgjidhni opsionin “Ruani dokumentin si”, “Ruani adresën si” or “Shkarkoni dokumentin si”
  • Ruani formularin e ankimit në kompjuterin tuaj në një vend të caktuar

2. Plotësoni formularin

  • Hapni kopjen që keni ruajtur të formularit të ankimit me programin Adobe Reader
  • Plotësoni formularin e ankimit dhe ruajeni atë
  • Pasi t’a keni plotësuar formularin e ankimit, ju duhet t’a printoni, t’a firmosni dhe t’a dërgoni formularin e ankimit në adresën e Gjykatës me anë të postës

Kur t’a përdorni prokurën

Kjo prokurë duhet të përdoret vetëm në rastin kur ankuesi nuk kishte një përfaqësues në kohën e plotësimit të formularit të ankimit ose në rastin kur ankuesi dëshiron të ndryshojë përfaqësuesin të cilin kishte emëruar në formularin e ankimit të paraqitur paraprakisht në Gjykatë.